Modelja shqiptare Jori Delli është pjesë e të ashtuquajturës Big Brother Vip. Ndoshta janë të paktë ata që e kanë njohur, por bukuroshja ka krijuar karrierën e saj në Itali. Para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.
Delli ishte e ftuar në një prej programeve italiane, të cilin siç duket Berlusconi e ndiqte me vëmendje.
Ish kryeministri italian ka telefonuar drejtorin dhe i ka thënë ta lejojë të përshëndesë shqiptaren e ftuar.
“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”- mësohet se ka thënë Berlusconi.
Ditët e fundit, Jori ka marrë vëmendjen në Big Brother për shkak të ngacmimeve të Luizit dhe madje ka lindur edhe në hipotezë se mes tyre do kishte diçka, nëse Kiara nuk do ishte e dashura e Luizit.