Me flamujt e Turqisë në duar, dhjetra të rinj janë mbledhur mëngjesin e të hënës në hyrje të aeroportit të Rinasit, për të pritur Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, siç duket në foton më lart.
Presidenti Erdogan pritet të mbërrijë në Shqipëri në orën 09:25 të mëngjesit. Në aeroportin e Rinasit ai do të pritet nga kryeminstri Edi Rama.
Forcat të shuma policie janë vendosur në aeroport për ruajtjen e sigurisë së personalitetit të lartë turk.