Mbrëmjen e djeshme, Dea Mishel ka çuar në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin. Kjo gjë ka lumturuar banorët, pasi janë tre lojtarë të fortë, por publiku jashtë është revoltuar dhe ka filluar të marrë hak me armën që ka në dorë, heqjen e folloë nga Instagrami.
Nga momenti që ajo tha tre emrat, Deas kanë filluar t’i bien ndjeshëm ndjekësit.
Në vetëm dy minuta ajo ka humbur mijëra ndjekës në rrjetet sociale, siç mund ta shihni këtu.
Mirëpo situata ka ndryshuar pasi personat që menaxhojnë llogarinë e saj, janë munduar të mbajnë të pandryshuar numrin e ndjekësve duke blerë folloëers të huaj.
Në bazë të algoritmit, rezulton se personat e fundit që kanë ndjekur Dean janë profile të huaja të cilët blihen me programe të posaçme.