(Fotolajm) Deputetja e “pasarelave” s’heq dorë nga veshjet ekstravagante!/ Në Kuvend jo me fustan mini, por me pelush luksoz

Duhet thënë se emri i saj është ndër më të lakuarit në Kuvend dhe sigurisht jo për performancën e bërë si deputete, por për performancën jashtë selisë.



Eslemvera Zake është një emër i ri në politikën tonë, duke ardhur në Parlament vitet e fundit. Të gjithë e mbajmë mend foton e saj me fustanin ekstravagantë mbi gju në Parlament.

Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëseje.

Por, mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës. Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë mend.



Megjithatë shfaqjet e saj ekstravagante vijojnë, vetëm se këtë herë jo me fustan të shkurtër, por me këtë pelush, që duket kaq luksoze. Nuk dihet çmimi i veshjes së saj, por nga ajo që ne mund të dallojmë duket si një veshje e kushtueshme për deputeten e re.



Author: morevesh