(Fotolajm) Deizi Arapi sulmon aktoren pas sherrit me Luizin dhe Efin/ “Olta, femër busht*r”

Deizi Arapi, e njohur ndryshe si “gangsterja e Bilishtit” ka reaguar për situatën e krijuar së fundmi në “Big Brother” mes aktores Olta Gixhari dhe Efit.



Përmes një postimi në Instastory, Deizi e quan Oltën “pa moral dhe llumin e shoqërisë.”

“Jemi të gjitha femra dhe duhet të mbështesim femrat. Por kjo fjali hidhet poshtë kur të del para syve një femër bushtër, pa norma, pa moral, e shtirur dhe llumi i shoqërisë si Olta Gixhari”, shkruan Deizi.



Që prej ditës së djeshme, loja e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” është kthyer në një betejë kërcënimesh, ku aktorja pretendon se ka një arsenal materialesh për të nxjerrë për vajzat e shtëpisë, Kiarën dhe Efin, e cila së fundmi është sulmuar me publikimin e një videoje hot.

Kërcënimet për Kiarën janë të qarta, ajo e ka me gruan e Luizit, siç edhe i drejtohet dhe jo drejpëdrejtë me moderatoren.



Po me Efin? Çfarë di aktorja Olta Gixhari për Efin, e cila ka vetëm 2 vite si personazh publik?

“Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës, i cili me gjasa i referohet një video +18 të ish konkurrentes të Përputhen, e cila po qarkullon në “WhatsApp”.

Author: morevesh