Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave, ku u përfol dhe për disa emra që u aludua se kanë qenë ish të dashurit e saj.
Një prej tyre ishte dhe Ron Koka (Renald Koka), djali i biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Pas publikimit të lajmit, erdhi një reagim nga ky i fundit i cili e mohonte të kishte qenë në një lidhje romantike me moderatoren.
Pak kohë më vonë, produksioni ia nxorri si lajm edhe Kiarës në Big Brother Vip, por ajo nuk i kushtoi shumë rëndësi këtij lajmi, por u mor me reagimin e Efit ndaj saj.
Por, edhe nëse ata e mohojnë, faktet në rrjetet sociale të secilit provojnë të kundërtën. Verën e kalua duket se dyshja e ka kaluar bashkë dhe në pushime mjaft luksi.
Në të njëjtat data, korrik-gusht 2022, Kiara dhe Roni kanë vizituar ishujt luksoze të Greqisë si Santorini dhe Mykonos. Nga pushimet luksoze nuk kanë munguar as pozat e të dyve, pikërisht në të njëjtat vende.
Siç konstaton AlbEu.com, verën e kalua duket se dyshja e ka kaluar bashkë dhe në pushime mjaft luksoze.