Një çift është filmuar në momente intime në dritaren e katit të tretë të një hoteli, teksa poshtë në qendrën e famshme “Chiltern Firehouse” ishin mbledhur të ftuar të famshëm, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Të ftuarit e restorantit dhe hotelit luksoz në Marylebone të Londrës Perëndimore bënë foto, ndërsa në kat të tretë vijonte “shfaqja” 45-minutëshe të çiftit, të po kryenin marrëdhënie seksuale në dritare. Ndërkohë e gjithë skena dukej qartazi pasi çifti kishte lënë dritën e dhomës ndezur.
Ata arritën të merrnin vëmendje, duke mos e ditur se poshtë hotelit, kishte një “audiencë të zjarrtë”.
“Ishte një natë e ngarkuar dhe turma e njerëzve ishin mbledhur rreth derës së pasme duke pirë duhan, dhe duke biseduar. Papritur, dikush tregoi me gisht nga dritarja mbi derën e hotelit dhe teksa një çift po kryenin marrdhënie seksuale në xhamin e dritares.
Ata i kishin lënë dritat ndezur në dhomë, kështu që ajo ishte e ndriçuar dhe të gjithë i shihnin. Disa fotografë ishin aty duke bërë foto të të famshmëve që largoheshin, por kjo nuk e shqetësoi çiftin. Ata vazhduan ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz u mblodhën poshtë duke i parë,” tregoi një dëshmitar.