Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja është shfaqur në një video duke kënduar këngën e re të Miley Cyrus “Flowers”.
“Jam fiksuar me këtë këngë dhe nuk jam e vetmja,”-shkruan Alketa krahas videos. Me këtë këngë, këngëtarja ka korrur sukses që ditën e parë të publikimit.
Këtë sukses të Miley, Alketa e ka paralelizuar me suksesin që po korr Luiz Ejlli, banori i “Big Brother Vip”.
“Eshtë koha e suksesit të Miley Cyrus dhe Luiz Ejllit,”-ka shkruar më tej modertorja.
Nga ana tjetër kujtojmë që më herët nën drejtimin e “Dance Albania” Alketa është “akuzuar” disa herë nga shikuesit për mënyrën si i trajtonte në skenë konkurrentët, të cilët ishin figura të njohura publike.
Më parë teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qëndrore. Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë “zakon” të saj siç e konsideroi ajo.
Alketa ndër të tjera u shpreh se shikuesit çuditën me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.
“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh Alketa.