Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e të pëlqyer nga publiku. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal, teksa në emisionet e tij kurrë nuk heq dorë nga kostumet.
Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e të pëlqyer nga publiku. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal, teksa në emisionet e tij kurrë nuk heq dorë nga kostumet.
Çifti, që duhet thënë se i ka shumë të rralla daljet publike, është kapur në qendër të Tiranës, teksa të dy, sportiv shijonin këtë shëtitje, por edhe bisedën mes tyre. Me komplet sportiv dhe tejet i shkujdesur nga sytë e kureshtarëve, Fevziu shoqërohej nga Inesi.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij kishte veshur një palë xhinse të gjera, një bluzë të zezë të gjatë dhe një xhup të zi. Çifti duket se ndërvepron shumë mirë me njëri-tjetrin, ndonëse të angazhuar me telefonat e tyre.
Fevziu, si një xhentil i vërtetë, shoqëron kudo bashkëshorten, madje edhe duke e asistuar në telefonin e saj. Vetë gazetari ka folur në media për historinë e tij të dashurisë me Inesin. Ai ka rrëfyer se ajo është shoqja e tij më e mirë, kritikja më e mirë e emisionit.
Bashkëshortja e tij vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet nga zhurma mediatike duke mbajtur një profil të ulët publik. Po perse? Ai thotë se është zgjedhje e saj.
“Nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti dhe as postimet në rrjete sociale. Edhe kur kërkoj të postoj foto me të, në shumicën e kohës nuk pranon. Mbase është më mirë kështu, se imagjino të kishim të dy protagonizmin që kam unë”, shprehej ai.
Historia e tyre e dashurisë rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.
“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.
Sot çifti është prindër i dy vajzave, që ndryshe nga e ëma janë më vizive në rrjetet sociale. Blendi Fevziu ka folur më shumë për marrëdhënien e tij me dy vajzat, Mishel dhe Alis.