(Fotolajm) Bëni siç themi ne, por mos bëni si bëjmë ne!/ Zv. ministri parkon makinën aty ku nuk lejohet

Emri i tij ndeshet shpesh në panelet politike apo ato ekonomike. Flasim për zëvendës ministrin e Financave, Besart Kadia, i cili, ndonëse i ri në moshë, ia ka dalë që të shndërrohet në një faktor në politikë, por jo vetëm.



Megjithatë, sot nuk do të flasim për Besartin si politikan, por si një qytetar të thjeshtë të Tiranës. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë zv. ministrin në një ditë të zakonshme të tijën.

Të gjithë e dimë vështirësinë që ka Tirana për gjetjen e një vendi parkimi. Por duket se ky nuk është një problem për Kadian. Ashtu si duket edhe në foto zëvendësministri ka parkuar te vendi i taksive.

Vështirë se do të thoshim që nuk e ka parë, pasi veç tabelës, edhe perimetri i vendparkimit është i harkuar me ngjyrë të verdhë. Ne nuk e dimë nëse Besarti është gjobitur për këtë fakt, por ajo që ne dimë është ‘guximi’ i tij për ta bërë një gjest të tillë.



Nga ana tjetër ajo që na tërhoqi vëmendjen dukshëm është edhe veshja e tij. Palltoja e markës “Burberry” është ndër modelet më të pëlqyera dhe normalisht edhe ndër veshjet më të shtrenjta.

Duket se Kadia ia lejon vetes të tillë luks, duke përdorur në të përditshmen e tij një pallto luksoze me një çmim të kripur.



Author: morevesh