Fotolajm/ Albërie Hadërgjonaj mesazh për ish-kunatën e saj, Ermionën

Ermiona Lekbello u përjashtua dje nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Pas lajmërimit që u bë “Prime-n” e të shtunës nga “Vëllai I Madh” se nuk do të tolerohej më asnjë dhune fizike apo verbale, Jona u pezullua për shkak të gjuhës së perdorur ndaj Oltës, Maestros dhe Kiarës.




Ndonëse qëndroi shumë pak brenda shtëpisë, Ermiona fitoi mbështës. Një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të saj e ka postuar edhe Albërie Hadërgjonaj, ish-kunata e Lekbellos. Dikur, Ermiona ka qenë e martuar me vëllanë e ish-bashkëshortit të Albëries. Fryt i kësaj martese madje është vajza e tyre, e quajtur Elisa.

Albëria, në një postim të bërë në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje ish-kunatës.




“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri, sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua,”- ka shkruar Albëria.

Author: morevesh