Fotolajm/ 3 deputetë socialistë nisen drejt Kievit

TIRANË- 3 deputetë të Partisë Socialiste, janë nisur ditën e sotme, drejt Kievit. Bëhet fjalë për ish kryeministrin Pandeli Majko dhe 2 deputetët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu. Ka qenë vetë Majko që ka publikuar foton, bashkangjitur së cilës shkruan “Rrugës në Kiev”.



Nuk dihet axhenda e tyre, nëse do të zhvillojnë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy apo me zyrtarë të lartë në Kiev.

Më herët, në Kiev ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe një delegacion shqiptar, por edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nesër shënohet një vit që nga nisja e luftës në Ukrainë.



Author: morevesh