Fotolajm/ 10 qytete në botë që ndryshojnë gjatë natës

Kur perëndon dielli dhe ndizen dritat, gjithçka ndryshon. Dhe disa qytete, natën të magjepsin dhe befasojnë.



 

Gent, Belgjikë

Genti, një nga qytetet më të bukura dhe romantike në Flanders.

Plani i ri i ndriçimit, i konceptuar në vitin 2007, përfshinte rrugë dhe sheshet, portin dhe zonën e kanalit duke krijuar një lojë muzgu dhe dritash, që tregon më së miri trashëgiminë e pasur arkitekturore.



 

Hong Kong, Kinë

Hong Kongu ka një nga peizazhet më të bukura gjatë natës në botë.

Në orën 8:00 çdo mbrëmje, vihet në skenë shfaqja multimediale Symphony of Lights, e cila, me shfaqje drite dhe muzikore, përfshin mbi 40 ndërtesa nga Central Plaza deri në Terminalin Oqean; një ëndërr.



 

Lion, Francë

Lioni njihet si “qyteti i dritave”, shtëpia e Festivalit të Dritës që zbukuron monumentet në netët e dhjetorit.

Por dhjetori nuk është periudha e vetme për t’u dashuruar me qytetin e natës: Plani tridhjetëvjeçar Lumière, i rinovuar në 2018, ndriçon afërsisht 350 monumente, duke vizatuar një peizazh përrallor nate me drita të ngrohta.




Porto, Portugali

Porto krenohet me një nga pamjet më magjepsëse të natës në të gjithë Portugalinë.

Ura Luís I ndriçohet ditën, dritat e klubeve reflektojnë mbi ujin e lumit Douro, pallatet e Riberës: një kartolinë e vërtetë.

 

Singapor



Natën, Singapori bëhet një ylber ngjyrash. Çdo ditë, në perëndim të diellit, zhvillohet Spectra – A Light & Water Show, një shfaqje e mrekullueshme multimediale e shatërvanëve që kërcejnë në harmoni me dritat, efektet lazer, mjegullën dhe muzikën.

 

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Dubai shkëlqen natën, me dritat vezulluese që zbukurojnë vendet e tij më të njohura si Marina, lagjen historike Deira Dubai dhe Burj Khalifa, me shfaqjen e shatërvanëve që ndriçojnë dhe kërcejnë nën ritmin e muzikës.




Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

E pamundur për të mos përmendur Nju Jorkun, një nga “qytetet që nuk fle kurrë”, për t’u përjetuar natën mes tabelave ndriçuese përgjatë rrugëve, rrokaqiejve të ndriçuar, rreshtave të makinave.

Pamja e natës nga lart është edhe më e pabesueshme: nga maja e Empire State Building ose nga kati i 102-të i Qendrës Botërore të Tregtisë në Observatorin One World.

 

Sidnej, Australi

Sidnej është një mrekulli e natës me rrokaqiejt e Darling Harbour, që shkëlqejnë në errësirë dhe velat e famshme të ndriçuara të Shtëpisë së Operës së Sidneit.



Pika më e mirë për të shijuar spektaklin e natës? Maja e urës së portit të qytetit, me pamje panoramike 360 gradë të horizontit të qytetit.

 

Londër, Mbretëri e Bashkuar

Edhe Londra vishet me drita në perëndim të diellit, gjë që i bën atraksionet e saj edhe më unike.

Në veçanti, instalacioni “Lumi i ndriçuar” i lyen urat e lumit Thames me dritë nga perëndimi i diellit deri në dy të mëngjesit.

 

Amsterdam, Holandë



Amsterdami gjatë natës është gjithashtu magjik, me kanalet e tij të ndriçuara, ujin që shkëlqen dhe llambat që ndriçojnë rrugët e ngushta.

Për ta vlerësuar më së miri, maja e Kullës A’DAM ofron një pamje panoramike gjithëpërfshirëse dhe lundrimi nën yje është një kënaqësi.

Author: morevesh