Një çift izraelit, të cilët fotografuan rezidencën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll është kapur nga policia nën dyshimin e spiunazhit.
Në momentin që çifti ka bërë foton, sipas mediave turke, ata kanë qenë të ulur në një restorant në Stamboll, dhe u denoncuan në polici nga një kamarier.
Megjithatë, sipas avokatit të çiftit, fotografia është realizuar nga brenda një anijeje.
Më pas, e dërguan foton në një grup familjar në WhatsApp, ku shkruanin:
“Një shtëpi kaq e bukur”.
Çështja do të hetohet nga shërbimi turk, sipas raportimeve, duke shtuar se çifti pritet të dalë këtë të premte në gjykatë.
“Ndalimi i klientëve të mi është i panevojshëm. Ishte një akt i pafajshëm i bërë në mirëbesim, si një akt turistik, dhe jo si një akt ‘i rëndë’”, tha avokati i çiftit Nir Yaslovitzh në një letër drejtuar Ministrit të Jashtëm Yair Lapid./korrieri.com.al