Fotografi habitet nga ministrja: Nuk zbret kurrë nga makina nëse nuk i hapin derën

Ajo që bie në sy, sipas fotografit Agim Rama është se ministrja e re e kabinetit Rama nuk zbret nga makinë në se nuk i hapin derën.

Gjatë seancës së djeshme parlamentare, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar duke mbërritur në Parlament. Ajo që bie në sy, sipas fotografit Agim Rama është se ministrja e re e kabinetit Rama nuk zbret nga makinë në se nuk i hapin derën. Ai shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.

“Nje fakt me ben pershtypje… Ministrja e Shendestise, dhe jo vetem vine ne kuvend ne kemb. Por dhe kur vine me makina i hapin vete dyret dhe zbresin. Kjo ministre e re nuk zbret kurre nese nuk i hapin deren…mbase mendone se keshtu rritet prezenca,por ne fakt ndodh e kunderta….,” shkruan ai në Facebook.

https://www.facebook.com/agim.rama.961/posts/3026118147654193

(a.b)/dosja.al

Author: admin