(Foto+Emri) Kush është shqiptari që humbi jetën në Kroaci/ Efektiv i Forcave Ajrore

Gazmir Korbi humbi jetën mëngjesin e sotëm gjatë aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus me targa shqiptare u aksidentua në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb.



Korbi shërbente pranë Komandës së Forcave Ajrore dhe ky lajm është bërë me dije nga vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Përmes një postimi, Peleshi i prekur nga ky lajm tragjik i ka shprehur ngushëllime, familjarëve dhe kolegëve të ushtarakut të forcave ajrore.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan Peleshi.

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua rëndë në Kroaci, në rrugën kombëtare atje Split-Zagreb. Një person ka ndërruar jetë 9 të tjerë janë plagosur. Gazmir Korbi është shqiptari që ndërroi jetë



Nga aksidenti mbetën të plagosur 9 pasagjerë, përfshi këtu dhe shoferin që drejtonte mjetin, Po ashtu një grua, Naile Bajraktari, ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion, në spitalin e Ogulinit.

Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë identifikuar si Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin për shkak të dëborës në rrugë dhe u përplas me një barrierë anësore. Nga aksidenti një pasagjer humbi jetën ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur.



 

Author: morevesh