Një foto tronditëse është publikuar në Twitter nga një përdorues që tregon tabletët e mbledhur jashtë njesisë së kujdesit intesiv në një spital në Massachusetts në ShBA.
Këto janë tabletat që u jepen njerëzve që janë në gjendje shumë të rëndë për të biseduar me të afërmit e tyre, në shumicën e rasteve ato përdoren për dhënë lamtumirën e fundit.
Si filloi:
Hospital General Massachusetts është një spital inovativ , i cili për tre vjet e bëri përdorimin e gjerë të tableta , përmes një programi pilot.
Mjekët dhe infermierët në fillin ti përdornin ato për të parë historinë e pacientëve, ilaçet dhe trajtimin që ato marrin të cilat janë të ngarkuara në server.
Dhe tani pas tre vitesh ky spital ështe i gjithi dixhital.
Kur shpërtheu pandemia ata kombinuan tabletat me kamera dhe përmes nëj aplikacioni të veçantë që infermierët dhe mjekët mund të monitoronin vazhdimisht pacientët me COVID-19 nga distanca duke minimizuar kontaktet me ta.
Kur pandemia arriti kulmin e saj dhe të vdekurit rriteshin dita ditës tabletat ju jepeshin pacientëve për të komunikuar me të afërmit e tyre për të dhënë lamtumirën e fundit.
Ky përdorim i tabletave që dolën nga nevoja u ‘kopjuan’ nga dhjetra siptale amerikane të cilat mund të mos kenë specifikimet dixhitale të spitalit pionier të Përgjithshëm të Massachusetts, por vazhduan me porosi masive që pacientë të mund të flisnin me të afërmit e tyre.
Postimi tronditi i përdoruesit të mediave sociale, bëri që shumë njerëz të ndajnë përvojat e tyre.
Një grua shkruajti:
“Kështu i dhashë lamtumirë nënës sime. Ajo nuk ishte as e vetëdijshme, ishte gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë . ”
Një tjetër shkruajti:
“Të hënën miku im i dha lamtumirë nënës së tij, nga një iPad. Ai nuk e përqafoi për herë të fundit, nuk e mbajti për dore. Ndjehem i trishtuar.”
Ndërsa një grua e re ngarkoi një foto nga biseda e saj me gjyshen e saj që është në spital.