Teksa Kiara Tito është përballë motrës së saj në nomionim këtë të shtunë, Gerta Gixhari ka gjetur mundësinë të ironizojë hapur moderatoren.
Motra e aktores Olta Gixhari, ka ndarë në Instagramin e saj një foto të Kiarës me Luizin me mshishkirmin: Për kohë të vështira, duhet i dashuri.
Sipas motrës së Oltës, këtë javë më shumë se kurrë Kiara po qëndron pas Luizit në mënyrë që t’i shpëtojë nominimit.
Gerta Gixhari i ka mëshuar opinionit të një pjese të madhe të publikut, të cilët mendojnë se Kiara e përdor këngëtarin për lojën e saj në “BBV” ose më saktë për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur në këtë format.
Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga ato “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”.
Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të. Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje.