Prindër dhe nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Bradashesh të Elbasanit kanë dalë sot në protestë.
Edhe pse ishte dita e parë e shkollës për vitin 2021, nxënësit e shkollës në Bradashesh kanë refuzuar të futen në mësim.
Shkak për refuzimin e nisjes së mësimit është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë. “S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga sloganet që mbante në dorë një nxënëse.
Nxënësit dhe prindërit kanë bërë të ditur se nuk do ta nisin mësimin deri në plotësimin e kushteve.
Siç shihet edhe nga fotot, asnjë nxënës nuk ka pranuar të futet në mësim.