Kryeministri Edi Rama merr një dhuratë nga ekipi i zemrës, Juventus.
Përmes një postimi në Instagram, Rama ka bërë publike dhuratën e ardhur nga klubi i tij i zemrës, Juventusi.
Pa specifikuar se nga kush konkretisht, Rama zbulon se ekipi i bardhezi i ka dhuruar një bluzë me numrin 3, për t’i uruar fitoren e mandatit të tretë.
Në postimin e tij Rama, thumbon tifozët e Interit.
Por duket se më shumë e ka me kundërshtarët politikë, ku i kërkon se si kampion që janë të marrin shembull nga vetë ai dhe të kenë respekt për të mundurin.
Postimi në Instagram:
“Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë
# GrazieJuve *ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”.