Kush tha që ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ishte larguar nga politika pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Ai vijon të punojë në heshtje për Partinë Socialiste sidomos në qytetin që e drejtoi për vite me radhë. Së fundmi Dako është shfaqur publikisht edhe në takimet e fushatës së kryetares në detyrë të Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.
Dako shihet mes disa personave në një takim që sipas BaklanËeb është zhvilluar të shtunën në njësinë administrative numër 6.