Rreth orës 16:20 në një kompleks banimi në Don Bosko, ka ndodhur një konflikt në një lokal.
Gjithçka nisi në një bar kafe, ku u përfshinë në konflikt dy grupe të rinjsh. Në lokal kishte edhe persona të tjerë që janë tronditur nga të shtënat.
Një prej të rinjve ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 3 të tjerët po marrin mjekim.
Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona dhe po merr në pyetje dëshmitarët.
Ndërkohë bëhet e ditur se po shoqërohet në polici i gjithë stafi i lokalit si dhe po merren kamerat e sigurisë.