FOTO/ Nëna e re: ‘Nuk i bind dot njerëzit që janë binjakë’

Një nënë e dy binjakëve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri thotë se njerëzit nuk e besojnë se ata janë motër e vëlla pasi janë shumë të ndryshëm madje edhe në ngjyrën e lëkurës. Judith Nëokocha, 38 vjeçe, pranon se ajo mbeti e befasuar kur lindi një djalë të zi, Kamsi, dhe një vajzë albine Kachi, në vitin 2016.

Fotografja, nga Calgary, Kanada luftoi për tetë vjet për t’u mbetur shtatzënë derisa provoi fekondimin in vitro dhe metoda ka funksionuar. Por kur lindi 2 foshnjat u mendua fillimisht se mori fëmijën e gabuar ndërsa më pas u vërtetua tërësisht e kundërta. Judith tha: “Shumica e njerëzve nuk besojnë se janë binjakë, por janë shumë karakteristika që i ngatërrojnë ata duke filluar tek lëkura, ngjyra e flokëve etj.

Dikush më ka pyetur: ‘Ku janë prindërit e saj’? Tregon nëna për vajzën e saj të vogël. Po ashtu tregon se ndihet shumë keq kur shikon dhe kupton reagimet e tyre kur iu thotë se është nëna e fëmijëve dhe se ata janë motër dhe vëlla me njëri-tjetrin.

FOTO/ Nëna e re: 'Nuk i bind dot njerëzit që ja - Syri Kosova | Lajmi i  fundit

FOTO/ Nëna e re: 'Nuk i bind dot njerëzit që janë binjakë'

 

Author: admin