Personi në foto është Pëllumb Shpati, të cilit iu vendos tritopl në banesë në orët e para të mëngjesit.
Shpati është me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 të mëngjesit në lagjen Dobraç, sipas policisë.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.