FOTO/ Luizi i preku faqen Keisit, ‘çmendet’ Kiara, i shkul flokët dhe i gjuan këngëtarit

Banorët e Big Brother VIP u mblodhën mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë duke biseduar me njëri-tjetrin.

Keisi, banorja e re që iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e djeshme të prime-it, iu bashkua menjëherë grupit të Luizit.




Sot teksa bisedonin, Luizi i largoi diçka nga fytyra Keisit, duke e prekur atë në faqe.

Kjo shkaktoi të qeshura të Kiara, e cila ishte ngjitur me ta, duke bërë që t’i shkulë flokët Luizit, duke e shfaqur xhelozinë në formë shakaje.

“Pa më thënë ti që të dua vetëm për vete e të dua me shpirt, unë nga këtu nuk dal,” i tha Luizi Kiarës.

“Duke bërë kështu do më bësh që ta them,” e pyeti Kiara.

“Po ti shihe si po më sheh, nuk është shikim që thotë sa më dashuron, ky është shikim veç mos dalshim jashtë se ta rregulloj unë,” iu përgjigj Luizi.

“Kujdes nga sytë e Keisit se janë provokues,” tha Maestro.

“Prandaj jam ul këtu në mes,” u shpreh Luizi.

Në këtë moment Kiara u çua duke i gjuajtur me jastëk Luizit dhe në formë shakaje i thoshte: “Shpejt futu në shpi, shpejt”.

Author: morevesh