Moderatorja Kiara Tito la të shtunën e kaluar shtëpinë e Big Brother VIP, duke humbur mundësinë për të qenë në finale dhe gjithashtu edhe garën për çmimin e madh të këtij spektakli.
Nga dalja e saj prej shtëpisë, ajo dha intervistën e parë të dielën, e më pas, ka qenë jo pak aktive në Instagram e saj, duke postuar video të edituara nga fansat rreth marrëdhënies së saj me Luizin.
Ndërsa sot, Kiara ka postuar për herë të parë një foto të sajën, ku duket se ka dalë për të shijuar rrezet e diellit dhe shihet me varësen e Luizit në qafë.
Në foton selfie Kiara ka përdorur dhe pyetjen: Si ju kam o yje, një shprehje kjo e moderatores së BBV, Arbana Osmani.
Kujtojmë se pas daljes nga BBV, reagimi i saj i parë ishte në Instagram ku me një foto të saj nga dasma me Luizin brenda BBV, falënderonte fansat që i kanë mbështetur.
Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram ka shkruar: Kiara Tito, Author, Tv Host |Sinqerisht, realisht| #meluizin