Mauro Ikardi ka disa shpjegime për të dhënë. Jo para tifozëve të Gallatasaraj, pasi ata janë shumë të lumtur me golat dhe formën e tij, por te Uanda Nsara, e cila si zakonisht do ia nxjerrë nga hundët bëmën e radhës të argjentinasit.
Mediat turke bëjnë të ditur se argjentinasi ka qenë i vetëm me tre modele në zonën VIP të një prej diskove më të njohura në Stamboll. Edhe pse të gjithë janë munduar ta mbajnë të fshehtë, është zbuluar se ishte pikërisht sulmuesi argjentinas në atë dhomë dhe tifozë e media kanë vërshuar për të bërë foto apo video.
Ikardi është munduar që të gënjejë paparacët e shumtë që mbërritën gjithashtu, duke dalë i vetëm nga ajo dhomë VIP. Por pak më vonë, u fotografuan edhe këto tre vajza teksa dilnin, duke bërë të qartë se sulmuesi nuk kishte qenë vetëm.