Një amerikan i dënuar me vdekje, u ekzekutua në Indiana, pasi lutja për falje në minutën e fundit iu refuzua nga Gjykata Supreme.
Brandon Bernard, 40 vjeç, u dënua për vrasje më 1999, kur ishte adoleshent. Para se të vritej ai i tha familjes së çiftit që vrau se ishte penduar për ngjarjen.
40-vjeçari është shkelësi më i ri që ekzekutohet nga qeveria federale në gati 70 vjet.
Edhe katër ekzekutime të tjera janë planifikuar përpara se presidenti Donald Trump të përfundojë mandatin më 20 janar, raporton BBC.
Nëse të gjitha ndodhin, Trump do të jetë presidenti që ka mbikëqyrur ekzekutime më shumë se çdo paraardhës i tij, në më shumë se një shekull.
Ato do ta çonin në 13 numrin total të ekzekutimeve federale qysh në muajin korrik.