20 vitet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit që synon ta shtojë edhe me katër vite të tjera duke manipuluar garën, e kanë kthyer Armando Dukën në një president që e ka kthyer këtë institucion në një vend luksoz për rehatinë e tij.
Para disa vitesh presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin gjatë një inspektimi të zyrave të reja të FSHF-së u trondit nga luksi i tepërt i zyrave.
Megjithatë, pavarsisht kritikave dhe mjerimit që ndodhet sot futbolli shqiptar, Armando Duka nuk e ka ndalur së shtuari luksin për rehatinë e tij.
Ajo që ka rënë në sy së fundmi është paraqitja e tij në zyra me makinën e tij të shtrenjtë që arrin shifrën e majme tek 200 mijë dollarët, për të cilën ka menduar që t’i ndryshojë edhe targën.
Ai ka vendosur që targën e makinës së tij të shtrenjtë ta personalizojë me inicialet e emrit dhe mbiemrit të tij, duke ngjarë si ata adoleshentët që kanë makina luksoze dhe kërkojnë të bien në sy.
Kjo tregon se për çfarë mendon më shumë Armando Duka dhe për çfarë kërkon që ai ta mbajë peng ende institucionin e FSHF-së për të shtuar luksin, ndërkohë që futbolli shqiptar ndodhet në gjëndje të mjerueshme pa fusha stërviore, pa baza materiale, dhe pa të ardhme…(TemA)