Foto e Olti Currit bëri që ndjekësit të gjejnë (ndoshta) personin e Kiarës jashtë shtëpisë

Në një ditë të diele,ku pjesa më e madhe e njerëzve janë pushim dhe bëjnë plane me familjen apo shoqërinë,nuk mendojnë për asgjë përveç relaksit.




Por,opinionisti dhe gazetari Olti Curri ja arriti të zgjojë gjithë ‘gjumashët’ e ditës së dielë më një story në Instagram.

Ai postoi gjysmën e trupit të Kiarës me një xhup-jelek jeshil dhe gjysmën e një personi tjetër me të njëjtin xhup por dallohet që është mashkull.
Pjesa më e madhe e ndjekësve shkruanin se bëhej fjalë për Butrintin,por jo..

Ai është pjesë e estradës por quhet Mozzik.Kaq u desh dhe fanatikët e internetit e llogaritën ditë pune edhe të dielën e kështu përveshën mëngët dhe filluan të plotësonin puzzel-in duke hapur arkivat.Në TikTok qarkullon një video ku duket Kiara me një fustan jeshil duke pozuar dhe Mozzik ka postuar një foto me një këmbë femre,fustani i së cilës është i njëjtë me atë të Kiarës.
Edhe xhupin jeshil e kanë njësoj..
Mos na ka shpëtuar ndonjë pjesë?

Ndiqni videon:

Author: morevesh