FOTO/ Dështuan në Champions ndaj Bajernit, shikoni memet epike kundër “yjeve” Mesi dhe Mbape

Edhe pse me super yje në ekip, PSG ka zhgënjyer sërish në Ligën e Kampioneve duke u eliminuar nga Bajerni i Mynihut.




Një ndeshje e dominuar totalisht nga bavarezët, të cilët arritën të shënojnë dy gola duke i dërguar në shtëpi francezët.

Zhgënjimi më i madh padyshim erdhi nga kampioni i Botës, Lionel Mesi dhe ylli francez i cili shënoi 4 gola në finalen e madhe në Doha kundër Argjentinës.

Teksa të gjithë prisnin një dyshe që të shkëlqente dhe përmbyste rezultatin, ndodhi krejt e kundërta. Me një Mesi totalisht në hije, dhe një Mbape me gabime dhe moskordinim të topit.

Kaq ka mjaftuar që ata të jenë kryeqendra e memeve në rrjetet sociale. Ja disa më të bukurat që qarkullojnë në rrjet.

Author: morevesh