Avioni presidencial i Erdogan vihet në dispozicion të foshnjave që dalin nga gërmadhat e tërmetit në Turqi.
16 foshnja nga Kahramanmaras u transportuan në Ankara pas lëkundjeve shkatërruese të tërmetit që shkaktoi mijëra të vdekur e të plagosur.
Avioni është vënë në gatishmëri për t’u përdorur për aktivitete të lidhura me tërmetet, duke përfshirë transportin e ekipeve mjekësore dhe ndihmën në rajone të vendit.
Ai po përdoret gjithashtu për të transportuar të plagosur rëndë në Ankara për trajtim. Të 16 foshnjat në bordin e avionit u gjetën të vetme në zonat e tërmetit. Ato u mblodhën nga nënat kujdestare të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale nga avioni i cili u ul në aeroportin Esenboğa. Prej aty, ata u dërguan në spitalin e qytetit Etlik.
Imazhet emocionuese tregojnë foshnjat në krahët e shpëtimtarëve në bordin e avionit, të mbështjellë me batanije të shumta në mes të një të ftohti në vend. Fotot tregojnë njerëz të grumbulluar së bashku në fluturim duke përqafuar foshnjat, shumë prej të cilëve janë në gjumë, ndërsa transportohen në një vend të sigurt.
Foshnjat, të cilat besohet se janë të padëmtuara, tani do të trajtohen në organizatën e fëmijëve në varësi të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale.
Tërmetet u ndjenë në shumë vende të Lindjes së Mesme, me Turqinë dhe fqinjin e saj jugor të shkatërruar nga lufta, Sirinë, më të prekurat.