Formula 1 vjen në Shqipëri? Kreu i FIA-s komenton automoparkun në Elbasan

Presidenti i FIA-s Jean Todt ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama në lidhje me automotoparkun e parë shqiptar që do të ndërtohet në Elbasan. Todt shprehet se e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj dhe do i kushtohet sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.

“Zonja dhe zotërinj fale mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore. Dy vjet më parë pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike.

Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara.

Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj”, shprehet ai.

Pak muaj më parë kreu i DPSHTRR në Shqipëri Blendi Gonxhe dha lajmin se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare të makinave si ato të Formula 1./lajmifundit.al

Author: admin