Presidenti i Ukrainës ka pranuar se ai është ‘shënjestra kryesore’ e vrasësve rusë në Kiev.
Ndërkohë sipas Daily Mail, një numër me komando çeçene ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, së bashku me një listë personash që duhen kapur ose vrarë.
Volodymyr Zelensky, 44 vjeç, insistoi se ai do të vazhdojë të qëndrojë në Kiev.
“E di që ka shumë spekulime se kam lënë Kievin. Jam këtu dhe do qëndroj me popullin tim. Nuk jam tradhtar, por një qytetar i Ukrainës,” tha ai.
“Sipas informacioneve tona, armiku më ka shënuar mua si shënjestrën numër një. Familja ime është shënjestra numër dy,” tha ai.
Daily Mail shkruan se skuadra e vrasësve çeçenë është parë në një pyll. Secilit komando i është dhënë një numër kartash me fotot dhe të dhënat për secilin zyrtar që duhet kapur ose eliminuar.
Po ashtu dyshohet se në listë janë edhe ata personazhe që Moska i quan nazistë.