Ruslan Stefanchuk, Kryetari i Verkhovna Rada të Ukrainës nuk i ka mbajtur lotët kur ka folur në Parlamentin Evropian. Veshur me bluzën ngjyrë ushtarake duke sjellë dhe notat e luftës në sallë, Stefanchuk tha se Evropa duhet të bashkohet e gjitha në mbështetje të Ukrainës. Ai shtoi më tej se vendet evropiane duhet të mendojnë për pasojat e mëtejshme nëse Rusia avancon në Ukrainë.
“Po na shkatërrojnë integritetin, sot, nesër dhe të gjitha ditët në vijim jemi nën pushtimin e një sulmi. Historia e Evropës po ndryshon. Të dashur parlamentarë, e di që shikoni dhe anën ekonomike, e di që kuptoni se Ukraina sot është nën pushtimin e një sulmi. Mendoni se ç’mund të ndodhë në Evropë nga një sulm rus? Mendoni se ç’mund të ndodhë nëse tankët rusë do të futen dhe në terrene të tjera. Ju lutem mos heshtni, mblidhni forcat dhe na tregoni se jemi më të bashkuar se kurrë,”- tha Stefanchuk.