Florian Marku bëhet baba për herë të parë, kampioni i boksit zbulon emrin e bebit (Foto)

Kampioni shqiptar Florian Marku është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Eirini ka sjellë në jetë djalin e tyre, i cili erdhi si një bekim në jetën e çiftit. Dyshja e ka pëgëzuar të porsalindurin me emrin Matin Marku.

Ka qenë vetë kampioni i boksit i cili ka postuar një foto në Instagram ku shkruan se sot është një ditë shumë e veçantë për të, duke zbuluar se ka dy gëzime në një ditë, lindja e djalit dhe ditëlindja e bashkëshortes së tij.

“Faleminderit Zotit te Gjithsesise per kete mrekulli qe me solli sot. Ne te njeten date qe ka lindur dhe nusja,ne 27 NENTOR. Mire se erdhe ne kete jete djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti te dhente shendet, fat, e nje jete sa me te lumtur ! Babi me Mamin do te duan pa kufij gjithmone”, shkruan Florian Marku.

https://www.instagram.com/p/CWyHQzaq4EN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b4488bc4-10f1-4bb9-a814-9e5b1e4f512a&ig_mid=9F714E88-B1B6-4110-971B-F812676C8A44

Author: admin