Para Kryeministrisë, ku po mbahet protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të naftës, aktori Florian Binaj tha se është hedhur shumë baltë mbi këto protestë.
Ai shtoi se në vend që qeveria të heqë taksat e kërkuara nga nafta, qeveria ka lëshuar ushtrinë e sufllaqexhinjve dhe patronazhistëve sipas tij.
Faleminderit që janë bashkuar të gjithë me protestën në të gjithë Shqipërinë. Nga suksesi i protestës qeveria në vend që të heqë ato taksat ka nxjerrë patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë në betejë duke hedhur vrer në këtë protestë. Sikur të gjithë kemi ardhur për tu bërë kryeministër dhe president. I kemi të dy, që mos i paçim.