Flori Mumajesi baba për herë të parë? Fotoja që po bën lëmsh rrjetin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka publikuar një fotografi të një foshnje duke ngritur spekulime se do të bëhet baba për herë të parë.

Ai ka postuar në InstaStory një foto, në të cilën shfaqet një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një ‘zemër’.

Kjo ka bërë që të nisin spekulimet se do të bëhet baba për herë të parë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që Mumajesi përflitet se do të bëhet baba, pasi edhe më herët ka qenë në qendër të mediave rozë lidhur me këtë fakt.

Shpesh është komentuar në faqet rozë për lidhjet e tij të dashurisë, por Flori nuk ka folur asnjëherë publikisht për to.

Author: admin