Duket se Krist Aliaj nuk e ka marrë aspak mirë nominimin e fundit në Big Brother. Përveçse ka debatuar ashpër dje me Luizin (që e futi në këtë mesele), duke e quajtur “skuth” dhe të pabesë në debat janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Olta, Maestro dhe Qetsori.
Por ajo që na bën përshtypje është Kiara. Moderatorja jo vetëm që nuk është përfshirë në debat, jo vetëm që s’ka qenë as kurioze të shohë “sherr” siç po bëjnë shumica e shtëpisë, por ka zgjedhur të bëjë një sy gjumë në oborr.
Qetësia e saj olimpike është për t’u admiruar… Duhet ti marrim ca këshilla kur ajo të dalë nga Big Brother…