Ish e dashura e Amos Zaharisë, Gigliola Haveriku, ka folur për raportet e saj me ish-partnrin.
E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme ajo ka treguar për komentet që ka marrë pas hyrjes së Amosit në “Big Brother VIP” Ajo tha se që nga momenti që ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, publiku e shante atë, por pas hyrjes së Amosit në BBVIP, ata ndryshuan.
“Kam hasur shumë komente të tipit ‘Sa mirë ke bërë që e le, sa mirë që u ndave. E ke meritur këtë njeri’. Në fillim më shanin mua, pastaj kur Amos hyri në Big Brother më thoshin mua sa mirë që e le. Kishte dhe që më ofendonin, ja këtë meriton etj.“-tregoi ajo.