Flet bashkëshorti i Rozeta Dobit, pastrueses që grabiti ish-zyrtaren/ “Nuk dija gjë për paratë”

Policia ka vënë në pranga shtetasen Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj, Havier Dobi, në shtëpinë e të cilëve janë gjetur 405 mijë euro, të dyshuara se janë grabitur në shtëpitë ku e arrestuara punonte si pastruese.



Lidhur me këtë ngjarje ka folur mbrëmjen e sotme edhe bashkëshorti i pastrueses, Spartak Dobi, Rezarta Dobi.

Me lot në sy, ai tha në emisionin “Rivieë” se nuk ishte në dijeni për veprimet e bashkëshortes.

Ai theksoi se gjendja e tyre ekonomike nuk ka qenë e keqe, pasi ka punuar më parë si polic dhe merr pension të mirë.



“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë, po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vras të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marr pension të mirë. Kam punuar vet polic”, nënvizoi Spartak Dobi.

Author: morevesh