Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 6 bashki të mbetura pa kryetar. Lëvizja e Presidentit është konsideruar si një mbështetje që po i jepet ish-kryeministrit Berisha duke parë situatën ku ndodhet PD-ja, por Basha ka një tjetër qëndrim.
“E para punës, Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore. E dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri.
Qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë” – tha Basha në një intervistë në RTV Ora.
Pas një takimi që Meta pati me Taulant Ballën këtë të martë tha se 6 marsi është data më e përshtatshme për të shkuar në zgjedhje në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Dibër, Lushnje dhe Vorë.