Në Altantik përtej Britanisë së Madhe gjendet një sistem masiv ajror me presion të lartë atmosferike ose anticiklon, ndërkohë në Gadishullin Iberik, pjesë të Afrikës Veriore dhe në përgjithësi në Mesdheun perëndimor gjenden masa ajrore me presion të ulët atmosferik ose ciklon. Në anën tjetër në lindje të Evropes ende gjendet masa e fuqishme e thatë anticiklonike e cila është përgjegjëse edhe për motin e qëndrueshëm që po mbretëron te ne.
Nga nesër kjo gjendje sinoptike do të fillojë të ndryshojë. Anticikloni në lindje do të dobësohet dhe masat ajrore ciklonike do të filllojnë të depërtojnë edhe te ne nga Mesdheu. Pritet të ketë shtim gradual të vranësirave dhe reshje shiu fillimisht në Shqipëri. Në disa vise bregdetare priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Vranësirat dhe reshjet e shiut do të depërtojnë edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu edhe në territoret e Luginës së Preshevës priten reshje të herëpashershme shiu.
Nga e marta priten ulje të lehta të temperaturave dhe në viset malore pritet të kemi fjolla dëborë, ndërsa në viset e ulëta riga lokale shiu. Gjatë mesjavës priten përsëri rritje të lehta të temperaturave për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu.
Gjendja sinoptike pritet të jetë mjaft interesante afër fundjavës kur pritet të kemi krijimin e ciklonit të fuqishëm Gjenovian. Ky ciklon pritet të na sjellë reshje më intensive shiu./MeteoBallkan./shwiperiaime.com.al