Flamur Musa i Tifozave Kuq E Zi, me përkrenaren dhe veshjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, fiton admirim në Stadiumin Wembley të Londrës.

 

E ku ka më bukur se sa kjo pamje, ku edhe mbas pesë qind vitesh, Gjergj Kastrioti frymon, ai është i gjadhë tek çdo Shqipëtar, dhe kjo duket shumë qartë tek kjo foto dhe shumë foto të tjera të Shqipeve tona që  fluturojnë në çdo cep të globit.

 

Ky djalë  që shikoni në foto, i veshur si heroi jonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është Zoti Flamur Musa, i cili jeton në Suedi për më shumë se dy dekada. Flamuri është nga Vushtrria , dhe është antar i Tifozave Kuq e Zi të cilët mbështesin kombëtaren tonë në çdo vend ku ajo merr pjesë.

Flamuri ndjenjën dhe dashurinë për atdheun, e ka të trashëguar ndër breza, me një prejardhje të hershme nga Shala e Bajgorës, ai e mban me krenari flamurin Kuq e Zi, dhe ndihet i lumtur, kur në kompeticione të mëdha sportive dhe artistike, pjesëmarrësit  e pyesin prej nga vjen dhe kë përfaqëson. Dhe Flamuri përgjigjet gjithë ndjenjë, vij nga Shqipëria e Gjergj Kastriotit  dhe e shumë figurave të tjera të mëdha.

Gjatë bisedës që ne patëm me Flamurin, ai na tha se Tifozat Kuq e Zi janë aty ku është kombëtarja, ne jemi dhe do të jemi mbështetës dhe të pranishëm kudo që ata shkojnë.

Pyetjes tonë, se a kanë ndonjë sponsor për biletat e ulltimeve,  veshjeve apo simboleve, ai u përgjigj se çdo shpenzim e mbulojmë ne, pra nuk kemi sponsor dhe as mbështetje monetare nga askush.

Flamuri gjatë bisedës që pati me ne, tregon një peng që i ka mbetur, në ndeshjen Shqiperi – Turqi në Stamboll, ku nuk e lejuan të hynte në stadium me veshjen dhe përkrenaren e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeut, më ndaluan me pretekstin sepse gjoja përbën provokim, e ku në të vërtetë nuk ka asnjë dhoj provokimi por vetëm mbrojtje të identitetit tonë kombëtar.

Flamur, në stadiumin Wembley ti tërhoqe vëmendjen e mbi 80 mijë spektatorëve, ku  fotot e tua bënë xhiron e rrjetit, dhe ti  ishe imazhi i shumë gazetave portaleve dhe televizioneve të huaja dhe Shqipëtare, si u ndjeve ne ato momente ku mbas një humbjeje të madhe të kombëtares ti ishe pjesa më e bukur e ndeshjes.

Sa e vështirë të thuhet me fjalë, sepse të mbash mbi kokë simbolin e atit të kombit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, është një ndjenjë më vete është një krenari që t’a dhuron ajo përkrenare dhe ajo veshje është një dhojë lumturie patriotike dhe atdhedashurie.

Flamuri theksoi më tej, se në çdo kompeticion ne mundohemi që të suportojmë skuadrën tonë, dhe të jemi gjithmonë me të, në humbe dhe fitore ne jemi Kuq e Zi.

 

Pyetjes se çfarë mendon për përfaqësuesen e Kosovës, ai tha se  ne jemi një komb dhe kemi vetëm një  kombëtare, Kosova ka përfaqësuesen e vet zyrtare, por kombëtare kemi vetëm një, Kombëtaren Kuq e Zi. Ne e  falenderojmë Zotin Flamur Musa  për bisedën që pati me ne./Portalishqiptar.com

 

 

Author: admin