Qetsori fitoi 1 mijë euro nga një lojë që Vëllai i Madh u vendosi banorëve ditën e sotme.
Sakaq ai vendosi që lekët që fitoi t’ua dhurojë familjarëve të Pal Kolës, i cili humbi jetën si pasojë e sulmit me kallashnikov ndaj Top Channel mëngjesin e së hënës.
“Kam dëshirë që 1 mijë eurot që fitova nga loja t’ia dhuroj familjarëve të rojes”, tha Qetsori.
Dje banorët e Big Brother Vip kanë bërë homazhe në kujtim të rojes së sigurisë Pal Kola.
Banorët u njohën me lajmin e hidhur vetëm mbrëmjen e së martës gjatë spektaklit, edhe pse në momentin e sulmit ata ishin zgjuar dhe i dëgjuan breshërit e kallashnikovit.
Pas lajmit të trishtë Luiz Ejlli deklaroi se nëse do të dalë ai fituesi i këtij edicioni, një ojesë të shumës prej 100 mijë eurosh do ja dhurojë famijes së të ndjerit Pal Kola.