Pensionimi i parakohshëm po shqyrtohet nga “ndërmarrësja” 10-vjeçare, e cila po fiton 200 mijë dollarë në muaj.
Pixie Curtis do të mund të siguronte një jetesë të mirë para se të përfundonte shkollën e mesme – dhe atë falë punës së suksesshme me lodrat të cilat filloi t’i prodhojë me nënën në Sydney të Australisë, transmeton Telegrafi.
“Nuk do të keni nevojë të brengoseni: mund të shkosh në pension si 15-vjeçare me tempon që po ecë biznesi”, tha nëna e saj Roxy Jacenko e cila është eksperte e PR.
Nënë e bijë për herë të parë lansuan koleksionin Pixie Bows në vitin 2011 e më pas me Pixie Fidgets, kurse vlerësohet se këto dy koleksione do t’i japin 21 milionë dollarë.
Vetëm në muajin e parë të këtij viti, Pixie shiti mbi 200 mijë dollarë produkte. E Jacenko tha se “detyra e saj më e madhe është mbikëqyrja e bijës gjatë udhëtimeve”.
Në anën tjetër, Pixie thotë se planifikon që paratë e fituara t’ia dhurojë të ëmës për “shoping”, pushime luksoze e dhurata për festat e fundvitit.
“Do t’i sjell rroba të reja, pasi aktualisht nuk ka edhe aq të mira, gjithashtu dua t’i blejë paruke me të cilat duket shumë bukur”, tha Pixie. /Telegrafi/