Modelja shqiptare Jori Delli është bërë mbrëmë pjesë e Big Brother Vip.
Ndoshta janë të paktë ata që e kanë njohur, por bukuroshja ka krijuar karrierën e saj në Itali.
Para pak kohësh ajo u bë e njohur për median shqiptare pasi “mahniti” dhe “joshi” me bukurinë e saj të famshmin Silvio Berlusconi.
Delli ishte e ftuar në një prej programeve italiane, të cilin siç duket Berlusconi e ndiqte me vëmendje.
Ish kryeministri italian ka telefonuar drejtorin dhe i ka thënë ta lejojë të përshëndesë shqiptaren e ftuar.
“Je shumë e bukur, më ke pushtuar,”- mësohet se ka thënë Berlusconi.
Kush është Jori Delli që tërhoqi vëmendjen?
Bukuroshja shqiptare jeton në Torino dhe është një nga fytyrat e Sportitalia. Ajo ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.
Jori është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit dhe studion për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.
Jori është shoqe e Beniadës dhe pak kohë më parë në një intervistë, ajo është shprehur se do t’i pëlqente të hynte në Big Brother dhe të ishte aty brenda Butrint Imeri.