Sot Arditi ka qenë i ftuar te emisioni i Top Albania Radio-s ‘Pardon my French’, ku foli për eksperiencën e tij në Big Brother VIP.
Kujtojmë, se ditën e djeshme Arditi hyri përsëri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, për tu sqararuar me Fifin. Para se të takoheshin Fifi pa një klip ku Arditi e quante veprimin e saj pafytyrësi dhe ajo më pas bëri një deklaratë ,e cila shumë shpejt bëri xhiron e rrjetit.
Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda.
Lidhur me këtë që tregoi Fifi në spektakël, Ardit Çuni tregoi të vërtetën e tij:
Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të thëm unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete…
Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohëse asaj për tesktin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “të lutem ma shkruaj dhe sdo të marr lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi.