Këngëtarja Fifi është shquar si një prej banoreve më dinamike brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Përbrenda ajo i kishte dhënë një premtim banorit tjetër të shtëpisë, Donaldit – se do të realizonte një tatuazh të veçantë me fjalën me të cilën e thërriste ai në shtëpi.
Gjatë kohës sa Fifi ka qenë brenda, Donaldi e kishte zakon ta thërriste “filoqyl” – fjalë kjo të cilën tashmë Fifi e ka të vizatuar në trupin e saj. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Marova”, ka shfaqur tatuazhin në fjalë, të cilin e ka realizuar në dorën e saj.
Krahas fjalës “filoqyl”, ajo ka etiketuar edhe profilin e Donald Veshajt në Instagram, për ta bërë kështu të ditur që e ka çuar deri në fund premtimin e saj. Fifi ka qenë një prej banoreve më të komentuara në edicionin e sivjetmë të Big Brother. Ajo vendosi që të tërhiqet nga gara javë më parë, duke zbuluar si arsye faktin se ka nevojë të punojë me veten, pas stresit që i kishte shkaktuar izolimi.
Gjatë të enjtes, Fifi ka publikuar në Instagram disa pamje të një shkolle në Lipjan, ku nxënësit të grupuar interpretojnë hitin e saj. “Arbana në prime, pasi dola më pyete çka fitove nga eksperienca në Big Brother VIP… Përgjigjen po ta jap sot shpirt. Kam fituar dashurinë më të madhe në botë, emocion dhe jetë.. Faleminderit edhe ty për çdo gjë”, shkruan këngëtarja.
Nder te tjera, kujtojme se Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime. Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.
Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi. Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegetaNë këtë mënyrë ajo ironizoi Ilirin, me të cilin nuk e dimë nëse do sqarohen pas daljes së tij nga “Big Brother” .”.