FIFA ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë të vitit 2022.
Pas përcaktimit të portierit e trajnerit “më të mirë”, si dhe të çmimit “Puskas” për golin më të bukur, FIFA ka prezantuar në mbrëmjen gala për publikun e gjerë edhe “formacionin më të mirë të vitit”, ku për rreshtimin është përdorur skema taktike, 3-3-4.
Në portë çuditërisht është vendosur Thibaut Courtois, me mbrojtjen që plotësohet nga Achraf Hakimi, Virgil van Dijk dhe Joao Cancelo.
Për mesfushën FIFA ka përzgjedhur belgun Kevin de Bruyn, kroatin Luka Modric dhe brazilianin Casemiro.
Sulmi i mbushur plot “yje”, teksa në formacionin përfundimtar janë vendosur Lionel Messit, Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe norvegjezin Erling Braut Haaland.